Restorant


Ne ofrojmë një shumëllojshmëri gatimesh në retorantin tonë, të shërbyera nga stafi ynë
i përzgjedhur. Ushqimi është bio sepse është krijuar një serë për kopësht edhe janë shtuar 500 krere pula fshati nëse.
Mishi edhe produktet furnizohen nga fshataret e zones.Qëllimi ynë është të gatuajmë ushqime të shijshme dhe të shëndetshme, duke
kënaqur dëshirat e klientëve tanë. Tek ne do të ndiheni si në shtëpinë tuaj, duke shijuar gatimet
homemade në ambjentet tona relaksuese.




Restoranti ynë ndodhet në kat të parë të hotelit, ku mund të kaloni një kohë të bukur duke shijuar ushqimet tona, të gatuara me shumë kujdes nga shefat tanë të kuzhinës.

Tek ne do të gjeni:

• Gatime cilësore dhe të shijshme
• Shërbim të shpejtë dhe miqësor
• Ambjent të rehatshëm dhe relaksues


Bar


Nëse dëshironi të kaloni pasditet tuaja në barin tonë ai ndodhet në katin e pare të hotelit, me pamjen nga autostrada. Aty mund të gjeni çdo pije që j’u dëshironi duke përfshirë dhe cocktail-et e krijuara nga barista ynë. Jashtë hotelit ndodhet dhe një ambjent lojërash, ku fëmijët tuaj mund të argëtohen.


Fast Food


Në kompleksin tonë do të gjeni dhe një fast food, në katin e parë të hotelit. Në kujdesemi që gatimet tona të bëhen me përbërës natyralë për të qenë sa më të shëndetshëm. Ushqimi shërbehet shumë shpejt, nga stafi ynë miqësor.



Shërbim taxi


Ne ofrojmë dhe shërbimin taxi për të qenë sa më pranë jush, kudo ndodheni. Porosisni pizza nga menuja jonë dhe ne vijmë tek ju mjaft shpejt.